• Tirane, ofroj vend pune Recepsionist/e

Titulli i punes: Recepsionist/e

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


  • Manaxhimin telefonatat/fakset hyrëse dhe dalëse;
  • Te marrë mesazhet dhe të sigurojë transferimin e tyre te punonjësve e duhur;
  • Mirëpresë vizitorët dhe t’i shoqëroje ata në zyrat përkatëse ose në sallat e mbledhjeve;
  • Të mirëmbajë protokollin hyrës dhe dalës sipas procedurave të kompanisë;
  • Të presë postën, të shpërndajë dhe arkivojë gjithë postën hyrëse;
  • Të hartojë dokumenta të ndryshëm sipas standardeve dhe të sigurojë një ambient të këndshëm të recepsionit dhe vendit të pritjes;
  • Të përkthejë materiale të ndryshme që mund t’i jepen nga stafi;
  • Të ndihmojë në planifikimin dhe përgatitjen e takimeve kur t’i kërkohet;
  • Kryejë funksione të tjera sekretariale për një manaxhim sa më të mirë të zyrës.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Diplomë universitare, preferohen Gjuhët e Huaja ose Shkencat Sociale;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri dhe përdorim shumë të mirë të programeve të Microsoft Office;
  • Të dijë të përdorë pajisjet e zyrës si kompjuteri, printerat, fotokopjet, faks dhe skaner;
  • Të jetë i/e përgjegjshëm dhe të jetë i/e kujdesshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese si në të folur ashtu dhe në të shkruar me të gjitha nivelet hiearkike;
  • Aftësi për të planifikuar, për të vendosur prioritete dhe për të organizuar punën në mënyrë efektive;
  • Të jetë diplomat/e dhe i/e kujdesshme kur komunikon me palet e treta;
  • Të lexojë e kuptojë udhëzimet dhe informacionet;
  • Të ketë paraqitje etike profesionale;

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 09 Maj 2016
 


Apply
Back
Top