• Tirane, ofroj vend pune Rekrutuese

Eksperiencën tuaj në burime njerëzore ose rekrutim dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:
Rekrutuese

Agjencia e Punësimit ‘’Profesionisti’’, pjesë e ‘’Çelësi Media Group ‘’, ofron shërbime rekrutimi të fokusuara tek punëkërkuesit dhe bizneset e mesme dhe të mëdha. Ne kombinojmë më të mirën e praktikave aktuale globale të rekrutimit dhe vlerësimit me nivelin e shërbimit ndaj punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Profesionisti është në kërkim të një personi të përkushtuar dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.

Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke kontribuar në:

1. Identifikimin e kandidatëve të përshtatshëm sipas kërkesave të klientëve.
2. Pasurimin e databazës me kandidatë aktivë dhe pasivë.

Rekrutuesja është pozicioni i një mundësie të shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si një rekrutues profesional, duke iu bashkuar një ekipi të përkushtuar dhe një biznesi profesional. Rekrutuesja duhet të ketë një përvojë të mëparshme (të paktën 2 vjet) në sektorin e Burimeve Njerëzorë dhe njohuri mbi sektorin dhe aktorët e punësimit. Përbën avantazh përfundimi i studimeve të larta (studimet e larta në Shkencat Sociale do të zëvendësonin kriterin e përvojës së mëparshme në sektorin e burimeve njerëzore) dhe njohuri të gjuhëve të huaja, përkatësisht Anglisht dhe Italisht.

Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV tuaj bashkangjitur.
 


Apply WhatsApp
Back
Top