Takime të Hapura - ProCredit Onboarding Process 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021
Takime të Hapura ProCredit Bank– Mundësi Punësimi ProCredit Onboarding Process 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021
ProCredit Onboarding Process, është një mundësi punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.
Procesi "Onboard" është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Të gjithë punonjësit e rinj kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhje.
Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses procesin e përzgjedhjes i ofrohet një kontratë pune dhe marrin pjesë në një proces gjashtë mujor “Onbording” në një mjedis ndërkombëtar.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij procesi punësimi, të mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit, bëhuni pjesëmarrjes në takimin e hapur.
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne.
Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi, në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe ProCredit Onboarding Process prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.
Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: ProCredit Bank, Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Data: Takimi i rradhës 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021
Adresa: Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Oraret: Takimi në orën 10:00-11:00
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe datën e pjesëmarrjes. Me dërgimin e e-mail-it konfirmues, ju automatikisht jeni të përfshirë në takimet tona, mjafton të paraqiteni në orarin e konfirmuar.
Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.
Apply