• Edukim, Informim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Edukim, Informim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë krahas aktiviteteve të shumta si dhe trajnimeve në fushën e biznesit ka hapur pranë saj dhe një departament të një rëndësie të veçantë:

“Qendrën e kurseve të Gjuhëve të Huaja” e cila duke patur parasysh kërkesën në rritje të tregut për përvetësimin e Gjuhëve të Huaja, ofron kurse si në vijim:


  1. Anglisht Bazë (te gjitha nivelet)
  2. Anglisht Komunikimi
  3. Anglisht Biznesi
  4. Anglisht Ligjore
  5. Anglisht për fusha të tjera profesionale (inxhinieri,arkitekturë,etj )
  6. Anglisht për përgatitje IELTS / TOEFL
  7. Anglisht për fëmijë
  8. Gjermanisht
  9. Italisht
  10. Frëngjisht
  11. Spanjisht
  12. Gjuha Shqipe për shtetasit e huaj

Synimi

Kurset janë të përgatitura për aplikantë që duan të kenë progres efektiv dhe praktik në një kohë të shkurtër, duke përmirësuar të komunikuarin rrjedhshëm dhe duke zgjeruar fjalorin e përditshëm nëpërmjet metodave më të fundit.

Profesorët e zgjedhur nga Dhoma e Tregtisë janë të kualifikuar dhe të suksesshëm.
Nga ana jonë nuk do të mungojë asnjëherë vëmendja dhe dëshira për të orientuar, informuar dhe këshilluar të gjithë të interesuarit.
Për informacione të tjera rreth kurseve ju lutemi të na kontaktoni, si në vijim;

Prof. Meggi Zhugli dhe Prof. Mirela Prifti
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Rruga e Kavajës, Nr 6,
Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 45 800 934
Cel : 0692342222
E-mail: kurse@cci.al
Website:
www.cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top