• Tirane, - Sherbim Riciklimi - Une Ricikloj

Tirane
Unë Ricikloj është një nismë mjedisore që synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina.

Kjo nisëm ofron një program të mirëfilltë të riciklimit dhe shërbimit ekologjik për ndarjen dhe grumbullimin e mbeturinave në zyra, biznese, qëndra tregtare dhe më gjerë. Ne besojmë se riciklimi është jetësor për mjedisin tonë, është e mirë për komunitetin, për bashkinë, për bizneset dhe organizatat.



1. Zgjidhni një nga programet tona në menunë e riciklimit.
2. Përcaktoni se çfarë lloj koshash apo kazanësh ju duhen që ne mund t'ju sigurojmë. (ose ti prodhojmë me porosi)
3. Na kontaktoni ose plotësoni një formular për kërkesë të shërbimit, ose të na kontaktoni për më shumë informacion.
Lexo më shumë


"Unë ricikloj" ofron falas shërbimin e mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave në zyra, institucione, organizata, përfaqësi ndërkombtare, hotele, restorante, shkolla, qendra tregtare si dhe çdo subjekt tjetër që do të reduktojë ndjeshëm mbeturinat dhe të përfshihet në mbrojtjen e mjedisit. Ne punojmë në fushën e mjedisit dhe punës me komunitetet që në 2002 dhe jemi fokusuar te riciklimi si një nga mënyrat më efikase dhe të rëndësishme për mbrojtjen e tij. Shërbimi jonë konsiston në sigurimin e koshave dhe mbledhjen e mbeturinave të ndara në mënyrë që ju të mund të ricikloni dhe përfitoni produkte të ricikluara.
Lexo më shumë


Një program i mirëfilltë riciklimi mund të reduktojë 30-50% të plehrave, por edhe më shumë në varësi të programit. Kjo mënyrë e reduktimit të mbeturinave është e vetmja mënyrë për të kursyer burimet natyrore dhe për të mos i hedhur ato në tokë, gropa, landfille apo të tjera. Depozitimi I tyre në mjedise, "landfille" apo thjesht gropa pa asnjë përpunim, krijon male me plehra që rriten dita ditës ,ndërkohë që sipërfaqja e tokës nuk rritet përkundrazi. "Unë ricikloj" është një shërbim jetësor për një mjedis më të pastër, për ekonominë dhe për punësimin e komuniteteve në nevojë.

Tel. : +355 (0) 69 61 30 440

Cel. : +355 (0) 69 61 30 440
 


Contact
Back
Top