• Shkoder, njoftim Trajnimin bazë në 'Psikoterapi Pozitive'

INFORMACION I DETAJUAR MBI TRAJNIMET E PSIKOTERAPISE POZITIVE NE SHKODER

Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive (QShPP)
Në bashkëpunim me
World Association for Positive Psychotherapy (WAPP)
International Academy for Positive and Cross-cultural Psychotherapy (IAPP)
Wiesbadener Akademie für Psychotherapie (WiAP)
Qendra e Keshillimit dhe Sherbimeve Psikologjike Shkoder (QKSHP)
Ju ftojnë në trajnimin bazë në
'Psikoterapi Pozitive'
Për të fituar titullin
“Basic Consultant of Positive Psychotherapy”
(Konsulent Bazik në Psikoterapi Pozitive)
I akredituar edhe nga
Shoqata Evropiane për Psikoterapinë (EAP)
Drejtuar në gjuhën angleze (me përkthim në shqip)
nga
Trajnerë ndërkombëtarë e psikoterapistë me përvojë në
Psikoterapi Pozitive dhe fusha të tjera të psikoterapisë

Datat e moduleve të trajnimit:
4-6 janar 2013 - Moduli 1 – Trajner: Selma Henrichs
8-10 shkurt 2013 - Moduli 2 – Trajner: Christian Henrichs
5-7 prill 2013 - Moduli 3 – Trajner: Enver Çesko
14-16 qershor 2013 - Moduli 4 – Trajner: Selma Henrichs

* Per regjistrime dhe paqartesi na kontaktoni:
Email: qkshp.psikologjike@gmail.com
Cel: +355 67 30 17 299
Fcb: Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri

Me poshte do te gjeni informacion te detajuar mbi kushtet e pjesemarrjes, modulet e trajnimet, dhe hollesite mbi regjistrimin.


• Kushtet për ata që mund të marrin pjesë
- Profesionistët, të diplomuarit ose studentë të vitit të fundit (të paktën të nivelit bachelor) në fusha të tilla si: shkenca humane, shkenca sociale (punë sociale, psikologji, pedagogji), shëndetësi ose mjekësi.
- Studentëve të universitetit, kjo certifikatë i lëshohet vetëm pasi të jenë diplomuar nga universiteti me diplomën e nivelit bachelor. Përpara përfundimit të studimeve të tyre, ata do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes nga Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive, e cila do të shkëmbehet me certifikatën e lëshuar nga WAPP pas diplomimit.
• Kohëzgjatja (200 orë; të shpërndara në 4 module seminaresh në një periudhë 6-8 mujore)
- 120 orë teori, praktikë dhe vetë-zbulim në Psikoterapi Pozitive (PPT): maksimumi katër seminare në fundjava.
- 30 orë grup intervizimi të rregullt ndërmjet seminareve
- 40 orë studimi të literaturës (bibliografia bazike e librave të Psikoterapisë Pozitive
- Numri maksimal i orëve të një moduli seminaresh është 30 orë akademike (45-minutëshe).
• Detyrat, provimet dhe certifikatat
- Një raport vetë-reflektimi me 5 faqe të shkruara: përshkrim i zhvillimit të vetes në fushën e Psikoterapisë Pozitive, duke u bazuar në studimin e literaturës së rekomanduar (min. 10 orë). Ky raport mund të shkruhet në anglisht ose në gjuhën shqipe, duke përmbajtur një abstarkt të shkurtër në anglisht.
- Në bazë të detyrave të shtëpisë, një provim me gojë do të zhvillohet nga trajneri në fund të seminarit mbyllës.
- Pjesëmarrësi duhet të përmbushë kushtet e mësipërme dhe ta kalojë me sukses provimin me gojë, që të pajiset me certifikatën me titull “Basic Consultant of Positive Psychotherapy”.
- Pas çdo seminari (moduli) pjesëmarrësi do të marrë një “Certifikatë Pjesëmarrjeje” (lëshuar nga Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive).
- Certifikata përfundimtare do të lëshohet,vuloset dhe nënshkruhet nga WAPP pas bërjes së pagesës për certifikatën.
- Pjesëmarrësi më pas mund të aplikojë për anëtarësim të plotë pranë WAPP.
• Kosto & pagesat (për përballimin e shpenzimeve organizuese të trajnimit)
- Pagesa për çdo seminar (modul) është 100 Euro (por mund të përfitohet 10% ulje për një person ekstra të sjellë për regjistrim dhe po të njëjtin përfitim ka edhe personi tjetër)
- Për grupe mbi 5 persona që regjistrohen së bashku, përfitohet 20% ulje për person
- Pagesa e regjistrimit kryhet 2 muaj përpara datës së parë të seminarit në masën 50% dhe pjesa tjetër kryhet në ditën e parë të seminarit. Pagesat për modulet vijuese bëhen një muaj përpara datës së modulit
- Pagesa për certifikatën përfundimtare është 50 Euro
- Pra, i gjithë trajnimi kushton 450 Euro në total në rast regjistrimi individual.

MODULE:
MODULI 1 – Hyrje në Psikoterapinë Pozitive (PP)
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Psikoterapia Pozitive: përkufizimi, organizimi, efikasiteti i metodës, modeli i trajnimit
• Tre parimet e Psikoterapisë Pozitive
• Imazhi pozitiv për njeriun, përqasja pozitive, interpretimi pozitiv
• Përqasja trans-kulturorore, sfidat dhe përfitimet e jetës në botën multi-kulturore
• Teknikat Inovative në PP (hyrje): Modeli i Ekuilibrit; Modeli i Modelimit; Aftësitë Bazë dhe Aktuale; 5 Fazat e Terapisë (AD) dhe Vetë-ndihma; 3 Fazat e Ndërhyrjes; Konflikti Bazë, Aktual, i Brendshëm dhe Kyç; Interpretimi Pozitiv; Letër ndaj Simptomës; Përdorimi i humorit, tregimeve dhe fjalëve të urta
• Konflikti Aktual, aftësia për të reaguar ndaj konfliktit
• Konflikti kyç
• Modeli i Ekuilibrit: 4 dimensionet në jetë
• 4 sferat e reagimeve në konflikte dhe mekanizmat e ‘ikjes’ dhe ‘kompensimit’
• Tipet e reagimeve; modeli i zgjidhjes dhe ikjes (normal/hipo/hiper/)
• Psikosomatika (prezantim i shkurtër i Modelit të Ekuilibrit)
• Identifikimi profesional si objekt për trajnim profesional (diskutim duke përdorur Modelin e Ekuilibrit)
Detyrë: Praktikimi i Psikoterapisë Pozitive në përvojën personale
përcaktimi i Modelit të Ekuilibrit personal
==============================================================================
MODULI 2 – Zgjidhja Pozitive e Konfliktit
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Aftësitë bazë si mundësi për zhvillim
• Aftësitë parësore dhe dytësore, Konflikti Bazë, Kultura familjare, konceptet dhe traditat. Efektet e vlerave kulturore në koncepte dhe raporte (traditat dhe keqkuptimet)
• Teoria e mikrotraumës dhe përmbajtja e konfliktit. Inventari i Analizës Diferenciale (IAD)
• Dimensioni i katër modeleve nga përvoja e të kaluarës
• Mungesa si pjesë e zhvillimit, problemet si faktor apo instrumente komunikuese
• Interpretimi pozitiv i konflikteve/çrregullimeve si hipoteza psikodinamike
• Katër dimensione në raporte dhe përgjegjësi (vetë-zhvillim)
• Pesë nivelet në zgjidhjen e konflikteve
• Supervizim dhe raste studimore
==============================================================================
MODULI 3 – Marrëdhënia Pozitive Terapeutike
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Marrëdhënia Klient – Psikoterapist Pozitiv
• Efektet e vlerave kulturore në marrëdhënien terapeutike
• Përdorimi i tregimeve, fjalëve të urta dhe humorit në Psikoterapinë Pozitive; funksionet, burimet, pengesat, ushtrime praktike
• Pesë fazat e trajtimit dhe konsultimit
1. Vëzhgimi; makro- dhe mikro-trauma; instrumentet në vëzhgim; interpretimi pozitiv, përqasja trans-kulturore
2. Inventarizimi; instrumentet e inventarizimit; formulimi i konfliktit: bazik, aktual, i brendshëm dhe kyç
3. Inkurajimi; gjetja e burimeve; instrumentet e stimulimit
4. Verbalizimi; instrumentet e verbalizimit
5. Zgjerimi i synimeve; instrumentet e zgjerimit të synimeve
• Demonstrimi i pesë fazave në seancë terapeutike
• Fushat e përgjegjësisë terapeutike (vetë-zhvillim në grupe të vogla)
• Supervizime dhe studime rastesh në fund të çdo dite
==============================================================================
MODULI 4 – Aplikimi i Psikoterapisë Pozitive
Temat e seminarit – 30 orë akademike – 2.5 ditë – 22 orë
• Reflektime nga përvoja personale në përcaktimin e Modelit të Ekuilibrit në jetën e përditshme
• Plani i trajtimit në Psikoterapinë Pozitive
• Pesë fazat në intervistën e parë në Psikoterapinë Pozitive
• Pesë fazat e terapisë/këshillimit
• Pesë fazat e seancës
• Pesë fazat në vetë-ndihmë dhe edukim
• Psikoterapia Pozitive Familjare; instrumentet në terapinë familjare, roli i Psikoterapistit në terapinë familjare
• Psikoterapia Pozitive Familjare në profesionet e ndryshme (detyra për student, format e ndryshme nga këndvështrimi i vetë studentëve), psikosomatika, mjekësia, psikiatria, grupet, fëmijët dhe adoleshentët, lidershipi, edukimi, biznesi, etj
• Supervizim dhe studim rasti
==============================================================================
Datat e moduleve të trajnimit:
4-6 janar 2013 - Moduli 1 – Trajner: Selma Henrichs
8-10 shkurt 2013 - Moduli 2 – Trajner: Christian Henrichs
5-7 prill 2013 - Moduli 3 – Trajner: Enver Çesko
14-16 qershor 2013 - Moduli 4 – Trajner: Selma Henrichs
=============================================================================
Hollësi mbi regjistrimin:
Duke u bazuar në numrin e lartë të kërkesave për regjistrim on-line deri në këtë moment, si dhe në pyetjet individuale që kanë ardhur si mesazhe nga miq të interesuar, do të ishte e dobishme, për të siguruar një sistem regjistrimi që u jep mundësinë atyre që janë të interesuar me të vërtetë, të kihen parasysh pikat e mëposhtme për regjistrimin pranë zyrës së QKShP, Shkodër:
(1) Mundësisht njoftoni një ditë më parë në telefon apo e-mail znj.Irena Kraja prane QKSHP, që do të paraqiteni individualisht apo si grup për regjistrimin pranë QKShP. Data 23 nëntor 2012 është mundësia e fundit për regjistrimin, ku z. Etion Parruca, Koordinator i Trajnimit nga QShPP, do jetë i pranishëm në intervalin 12.00-16.00 për kryerjen e regjistrimit, si dhe për çdo pyetje a paqartësi që mund të keni për trajnimin.
(2) Lidhur me dokumentacionin, duhet të paraqiteni me mjet identifikimi (kartë identiteti, ose pasaportë, ose patentë – kjo për efekt certifikimi me emrin/mbiemrin e saktë pas përfundimit të çdo moduli dhe gjithë trajnimit), si dhe të dorëzoni një CV, një kopje të diplomës së degës relevante, ose vërtetim që jeni në vitin e fundit të studimeve bachelor, për studentët)
(3) Përsa i përket pagesës për regjistrimin, nuk ka një proces seleksionimi të mirëfilltë, por regjistrohen 40 të parët që paraqiten, të cilët i plotësojnë kriteret, si dhe duke bërë pagesën prej 50% të shumës së modulit të parë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe jeni të mirëpritur për pyetje, qartësime e kërkesa të mëtejshme!

* - * - * - * - *
“Nëse dëshiron diçka që nuk e ke patur më parë, bëj diçka që nuk e ke bërë më parë.”
-- Prof. Dr. Nossrat Peseschkian (Themeluesi i Psikoterapisë Pozitive)

Cel. : +355 67 30 17 299
 


Contact WhatsApp
Back
Top