• Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektrik/Elektronik


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: ______
Teknik Elektrik/Elektronik

Departmenti: __ Mirembajtje Teknike
Vendodhja:_____TEG

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Tekniku Elektrik/Elektronik në Dep e Mirëmbajtjes Teknike në Qëndër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjëndjen teknike të sistemeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Është përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë panelet kryesore të tensionit të ulët dhe të mesëm;
  2. Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse;
  3. Kontrollon nivelin e naftës në gjenerator dhe bën rimbushjen e tij nëse është e nevojshme;
  4. Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike dhe panelet për ndonjë anomali;
  5. Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre;
  6. Është përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre;
  7. Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme;
  8. Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik;
  9. Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull;
  10. Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike/elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Tekinike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme;
  11. Drejton sistemin e ndezjes/fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar;
  12. Kontrollon aparaturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & Timer.


Kërkesat e pozicionit të punës:
a. Edukimi:
- Bachelor në Profilin Elektrik/Elektronik,
- Preferohet shkollë profesionale ose kurse profesionale për Teknik Elektrik/Elektronik.


- Eksperiencate punës: Rreth 3vjet në të njëjtin profil pune.

b. Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit,
- Të ketë aftësi të miraorganizative dhe të bashkëpunimit në grup,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:


  1. Me e-mail: [B][I][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/I][/B]
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit: deri në dt. 03 Nëntor 2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top