zaim korca

Signature

Astrit Patozi, deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të PD. Ishte pasdite e datës 20 korrik 2010 rreth orës 17:30, me një BMW X5 të zezë, TR4214T, tek ura afër Drejtorisë së Policisë u përplas rëndë me një makinë që drejtohej nga një zonjë. Faji ishte i z. Patozi, por nuk është kjo më e rëndësishmja. Ajo që më bëri përshtypje të thellë ishte qe z. Patozi pa pikë turpi nisi të shante zonjën me "libër shtëpie", me pas largohet nga vendngjarja. Nuk e shkruaj dot atë që tha tamam.
Zonja lajmëroi sallën operative 129 të policisë, por asnjë punonjës policie nuk u duk për një kohë të gjatë.
Z. Patozi, ju nuk keni sensin elementar të mirësjelljes.Kur nuk jeni njeri, si mund të jeni deputet? Dhe madje, shkelni rregullat e qarkullimit rrugor. Ju duhet të jeni shembull për respektin dhe mirësjelljen ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit. Zonja e nderuar nuk foli hiç fare. Ajo tregoi edukatë qytetare. Po ju them që zonja kishte të drejtë dhe që gjithçka shkrova është e vërtetë.
Back
Top