HR CocaCola

Website
https://www.coca-cola.al
Emri i Subjektit
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k
Rubrika | fusha e aktivitetit
Prodhim | Perpunim
Specifikat/Specializimi
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) operon në Shqipëri që në 19 Maj 1994 kur u hodh për herë të parë në treg në Shqipëri produkti Coca-Cola

Vetë The Coca-Cola Company është kompania e pijeve më e madhe në të gjithë botën e cila freskon konsumatorët me mbi 500 marka me dhe pa gaz dhe me mbi 3000 pije. Coca-Cola është termi i dytë më i njohur në të gjithë botën pas termit “OK”. Coca-Cola është prezente në më shumë se 200 vende me më shumë se 1 miliard konsumatorë çdo ditë.
Shteti
Shqipëri
Qyteti
Tiranë
Adresa
Rruga Kombetare Tirane - Durres, Km 5, Kashar
Fax
+355 48 200 430

Signature


hr@cocacola.al | www.coca-cola.al
Mob. +355682019291



Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit https://njoftime.com/0682019291
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre.
Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Back
Top