Balkan Sport shpk është distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive adidas, Reebok, Head, Mares dhe Givova për Shqiperinë, dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.
Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004, duke filluar aktivitetin e distribucionit fillimisht vetëm për markën adidas dhe më pas në vitin 2009 edhe për markën Reebok. Ne vitin 2014 Balkan Sport fiton te drejtën për të përfaqësuar multibrandin botëror INTERSPORT dhe në vitin 2018 për The Athlete's Foot.