• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm,si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: _____ Supervizor / Inxhinier Elektrik
Departmenti: __Mirembajtje Teknike TEG
Vendodhja: ____TEG/ ACREM

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Supervizori ne Dep. e Teknikes ne Qender Tregtare eshte pergjegjes per kryerjen e te gjitha sherbimeve elektrike/elektronike ne sistemet perkatese si (transformator te fuqise, panelet e TM, panelet e TU, linjat magjistrale te furnizimit, kuadrot kryesor shperndares se ngarkeses, panelet diellore, panelet e permirsimit te koef. te fuqise cosΦ, gjeneratore, panelet e komandimit te sist.HVAC, MKZ, Hidrante etj ) si dhe monitoron/kontrollon mbarevatjen e sistemit duke raportuar per gjendjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Eshte pergjegjes per shfrytezimin e te gjithe proceseve elektrike referuar sistemeve teknike te instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, nderhyrjet e nevojshme dhe mirembajtjen e perditshme te sistemeve.
2. Eshte pergjegjes per shfrytezimin e te gjithe proceseve mekanike/hidraulike referuar sistemeve teknike te instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, nderhyrjet e nevojshme dhe mirembatjen e perditshme te sistemeve.
3. Udheheq kryerjen e punimeve elektrike dhe sistemeve speciale ne rastet te nevojshme apo emergjente.
4. Planifikon, organizon dhe monitoron punen e perditshme per t’u siguruar se te gjitha etapat po kryhen sipas standarteve te percaktuara.
5. Mban ne kontrollon koston e mirembajtes te sistemit elektrik dhe sist. speciale.
6. Koordinon punen brenda dep. per kryerjen e sherbimeve te mirembajtjes.
7. Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike
8. Perpilon dhe koordinon punen per pergatitjen e manualeve te mirembajties .
9. Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik.
10. Harton dhe kontrollon situacionet mujore.


Kërkesat e pozicionittë punës:
a. Edukimi: - Diplomë Universitare, Fakulteti Inxhinierise, Dega Inxhinieri Elektrike
b. Eksperiencate punës:
Rreth 4-5 vjet në të njëjtin profil, ne impiantet eletrike, ventilim – kondicionim, sist. dedektimit te zjarrtit, audio,HVAC , Ashensore, Shkalle levizese etj.


c. Kualifikime të tjera:
- Te kete aftesi ne koordinimin e punimeve elektrike.
- Te kete aftesi ne instalime dhe testime te sistemeve elektrike, aftesi ne skicime te planeve elektrike.
- Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale.
- Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh.
- Te kete njohura te mira ne gjuhen ne Angleze.

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi tëmira të etikës dhe komunikimit,
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra eaplikimit*:
Për të aplikuarpër këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
nëpërmjetnjërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: [FONT=Gisha][B][I][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/I][/B][/FONT]
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë,Lundër, Tiranë, Shqipëri”Afati I dorëzimit: deri në dt. 30 Qershor 2018

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të DhënavePersonale”.
 


Apply
Back
Top