• Tirane, ofroj vend pune SOS Nene

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.


BEHU NENE ose TEZE NE NJE FAMILJE TE SOS FSHATIT TE FEMIJEVE






Si nje profesioniste e kujdesit per femijen, SOS nena jeton se bashku me femijet e saj, drejton zhvillimin e tyre, menaxhon shtepine ne menyre te pavarur. Ajo perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet. Ne punen e saj te perditeshme ajo ndihmohet nga SOS tezja.

Kerkesat per kandidaten:

1) Grua e moshes 30 – 45 vjeç;
2) Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet), preferohet ne fushen pedagogjike apo sociale; diploma universitare ne keto fusha konsiderohet avantazh i larte;
3) Te kete nje eksperience pune jo me pak se 3 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
4) Te kete aftesi pedagogjike dhe jetesore;
5) Te jete e afte te gatuaje dhe kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise ne kujdesin ndaj femijeve;
6) Te jete e gatshme te jetoje ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane; E gatshme per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.

- Ajo jeton me SOS femijet , ne SOS Fshatin ne nje shtepi te kompletuar, pa paguar qera.
- SOS Fshati i ofron siguri dhe qendrueshmeri per te ardhmen, nje program te vecante pensionimi.
- SOS Nena / Tezja krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e saj

Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin nje C.V. dhe dokumentat qe vertetojne te dhenat e CV ne adresen Rr.Mahmut Fortuzi, Nr. 10 Tirane; tel: 2415972 ext 27; email: enkelejda.tefa@soskd.org.al
 


Apply
Back
Top