• Tirane, ofrohet vend pune Shitëse-Springfield Teg

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e

Përshkrimi​

Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 11 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret ,Aldo dhe Tom Tailor. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.

Pozicioni: Shites/e
Njesia: Springfield TEG
Vendndodhja: TEG - Tirana East Gate
Përmbledhja e Pozicionit:

Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e Springfield TEG brenda qëndres tregtare TEG. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.

Detyrat​

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
  • Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh.
  • Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.

Kualifikimet​

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
  • Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh.
  • Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: hr@fashiongroup.al deri me date 31/05/2026.
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top