Tirane, ofrohet vend pune Elektriçist / Hidraulik ne (Mirëmbajtja dhe Administrimi i Objekteve të Banimit)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Hidraulik
- Sherbim | Reparime
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Punëtor Elektriçist/Hidraulik
Departamenti
Mirëmbajtja dhe Administrimi i Objekteve të Banimit
Qëllimi i Pozicionit
Elektricisti/Hidrauliku është përgjegjës për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, evidentimin e defekteve elektrike dhe hidraulike dhe riparimit të tyre në objektet e banimit që administrohen nga kompania.
Ky pozicion siguron funksionimin e rregullt dhe të sigurt të instalimeve elektrike dhe hidraulike, duke garantuar standarde të larta shërbimi për banorët e objekteve të banimit.
Përgjegjësitë Kryesore
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: hr@orion.al
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 01.07.2026.
Ju informojmë se të dhënat tuaja do të përdoren në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale".

- Kryen kontrolle periodike të instalimeve elektrike dhe hidraulike në objektet e administruara nga kompania.
- Identifikon dhe riparon defekte në sistemet elektrike, përfshirë pompat, ndriçimin, prizat, ndërprerës, panelet elektrike dhe pajisje të tjera ndihmëse.
- Identifikon dhe riparon defekte në sistemet hidraulike, përfshirë rrjedhjet, rubinetet, tubacionet dhe pajisje të tjera hidrosanitare.
- Kryen mirëmbajtje parandaluese për të shmangur avaritë dhe ndërprerjet e shërbimeve.
- Reagon në kohë ndaj kërkesave dhe emergjencave të raportuara nga banorët ose administratori i objektit.
- Zbaton standardet e sigurisë teknike gjatë kryerjes së punimeve.
- Raporton ndërhyrjet e kryera dhe evidenton nevojat për materiale apo investime shtesë të nevojshme.
- Bashkëpunon me ekipin e administrimit dhe mirëmbajtjes për planifikimin dhe realizimin e punimeve te mirëmbajtjes.
- Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve teknike.
- Arsim profesional ose teknik në fushën elektrike, hidraulike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në mirëmbajtjen e objekteve, ndërtesave ose sistemeve teknike.
- Njohuri të mira të instalimeve elektrike dhe hidraulike.
- Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Disponibilitet/fleksibilitet për të punuar jashtë orarit ditor të punës në raste emergjence.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj zgjidhjes së problemeve.

Apply