• Tirane, ftese per oferte SHERBIM RIPARIM TE AUTOMJETEVE

Tiranë më, 03.02.2023

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: RIPARIM TË AUTOMJETEVE TË SHOQATËS SOS FSHATRAT E FËMIJËVË SHQIPËRI


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është lidhja e një kontratë me një kompani të liçensuar për riparimin e automjeteve të Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëvë Shqipëri.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 09/02/2023, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.


Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte-riparim automjete.docx
    53.1 KB · Views: 28
  • Shtojca nr 1.docx
    45.5 KB · Views: 26
  • Shtojca nr 2.docx
    47.5 KB · Views: 24
  • Shtojca nr 3.docx
    41.3 KB · Views: 24


Contact
Back
Top