• Tirane, ftese per oferte SHERBIM PERKTHIMI DHE INTERPRETIMI

Tiranë me, 03/02/2023

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: SHËRBIM PËRKTHIMI DHE INTERPRETIMI
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është kontraktimi i një subjekti që ofron shërbime përkthimi dhe interpretimi për të përmbushur nevojat e Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (evente, seminare, konferenca, trajnime, përkthim i materialeve komunikuese dhe materialeve të ndryshme) me profesionistë të kualifikuar Anglisht – Shqip, Gjermanisht – Shqip, dhe anajselltas.

Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të përkthimit dhe interpretimit të paraqesin interesin e tyre brenda datës 09/02/2023 duke paraqitur ofertën financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën e-mailit info@soskd.org.al


Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Sherbim Perkthimi.docx
    55.3 KB · Views: 28
  • Shtojca nr 1 - Oferta financiare.docx
    31.9 KB · Views: 23


Contact
Back
Top