• Tirane, ofrohet vend pune Agjent Shitje & Marketing

POZICION VAKANT

SCAN TV, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Agjent Shitje & Marketing
Departamenti: Komercial
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Agjenti i Shitjeve siguron që klientët aktualë të kenë produktet dhe shërbimet e duhura, identifikon tregje të reja dhe tërheq klientë të rinj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
:

  • Njohja në mënyrë të shkëlqyer të produkteve mediatike të kompanisë dhe të industrisë, TV dhe digjitale.
  • Krijimi dhe pasurimi periodikisht i bazës se të dhënave për klientë aktualë dhe potencialë.
  • Studimi i shpeshtë i tregut për t’u informuar rreth aktiviteteve promovuese të klientëve ekzistues apo hyrjen në treg të klientëve të rinj.
  • Zgjerimi i rrjetit të klientëve të kompanisë kryesisht me vizita në terren.
  • Qëndron gjithnjë i/e përditësuar për zhvillimet në treg në fushën e reklamimit.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues për të siguruar marrëdhënie të shëndetshme dhe të vazhdueshme mes palëve.
  • Sigurohet që fushatat e marketingut për të cilat është rënë dakord po zbatohen sipas pritshmërive të klientit.
  • Bashkëvepron me pjesën tjetër të ekipit për të siguruar mbarëvajtjen e fushatave.
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme për të siguruar kontakte me klientë të rinj të mundshëm apo ata ekzistues.
  • Raporton periodikisht dhe me saktësi sipas procedurave të brendshme tek stafi menaxherial.
  • Zbaton planet sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara.
  • Kujdeset për promovimin dhe zhvillimin e imazhit të kompanisë.
Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë Bachelor në Komunikim / Marketing / Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvoja të mëparshme në marketing/shitje B2B.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe negociuese.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scantv.al
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 23/01/2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top