• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

ATDG_Cover.jpg


ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Magazinier

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
  • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
  • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
  • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrja në dorëzim) apo daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje, procesverbale etj;
  • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
  • Mban procesverbale për cdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim;
  • Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dokumentat dhe kartelat përkatëse;
  • Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjitha sektorët e magazines;
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazines;
  • Të bëjë kryej veprimet hyrëse dhe dalëse në programin financiar të magazinës;
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;
  • I aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë eksperiencë jo më pak se 3- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Njohuri të mira në programin Alpha;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;

Ofrohet:


  • Pagesë konkuruese

Shënim:
Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355 68 608 2912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top