• Tirane, ftese per oferte Shprehje interesi per :It servis network

IslamicRelief Worldwide një Organizatë e pavarur Jo-Qeveritare (OJQ) themeluar ne UK në 1984. Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1992. Islamic Relief- Albania është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në gjithë territorin e Shqipërisë me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale.

06.01.2022​
Kërkesë për shprehje interesi për: Sherbim IT network

Islamic Relief – Zyra e Shqipërisë po kërkon inxhinier kompjuterik i liçensuar, me eksperiencë dhe të kualifikuar për të suportuar në cmontim te rrjetit kompjuterik nga zyra aktuale dhe ndertim te rrjetit kompjuterik ne ambjentet e saj te reja.

Qëllimi i detyrës është të punojë ne heqjen e instalimeve te vjetra nga nje zyrat aktuale me 8 ambjente pune ne instalimin nga e para ne nje zyre me 13 ambjente pune.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  1. Heqja e instalimeve ne 8 ambjente pune me 13 postacione kompjuterike
  2. heqja e instalimit ne 2 fotokopje dhe 1 server.
  3. instalimi nga e para ne nje ambjent me 15 postacione,
  4. instalimi per 2 fotokopje
  5. instalim serveri.


Për më shumë informacion rreth Islamic Relief klikoni ne likun: https://www.islamic-relief.org/

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

• Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë kompjuterike
• Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në këtë profil;
• Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
• Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
• Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
Propozimi për tender dhe kosto:

Konsulenti (i vetëm) i interesuar për të kryer këtë punë duhet paraqise një propozim/ofertë, duke përfshirë sa vijon;

1. Letër motivuese/propozim i detajuar që përshkruan një shënim informues të metodologjisë dhe qasjes
2. Shembuj të punës përkatëse
3. Vlera e shërbimit
4. Të jeni në gjendje të përfundoni projektin brenda afatit kohor të përmendur më sipër
5. Të jetë në gjendje të demonstrojë përvojë në punë të ngjashme

Metoda dhe kriteret e vlerësimit:


Islamic Relief nuk mbulon kostot si më poshtë:
1. Shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit.


Kohëzgjatja e punimeve do të jetë për një periudhë 5 ditore 20-25 Janare 2023.



  • Ambjentet e vjetra ndollen ne adresen Godina 28 rr Him Kolli Tirane
  • Ambjentet e reja ndollen ne Laprake ,ngjitur me magazinat e Adidas.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dergojnë CV në: procurement[COLOR=#0000ff]@islamicrelief.al[/COLOR] ose prane zyrave te vjetra ne adresen e mesiperme.

Për më teper info kontakt: 0677033379

Aplikimet mbyllen në: 13.01.2023 ora 10;00

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:


  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfituesëve) të IRA


Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top