• Tirane, ftese per oferte"Kontraktim Subjekt Optik "

KËRKESË PËR OFERTË
Tiranë, 05-01-2023

Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “RFQ - Kontraktim 1 Subjekt Optik me Okulist ose Opticien (Tiranë) (Ref Sh02-23)” për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Rreth RMSA:

Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

1)Kërkesa

“R.M.S.A - Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë” fton, të gjitha subjektet me veprimtari “Optik dhe Vizita Okulistike”, për të dorëzuar ofertën e tyre me objekt “Blerje të vazhdueshme Syze optike”.
Të gjitha subjektet duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Subjekti duhet të jetë i regjistruar dhe certifikuar pranë institucioneve shtetërore (QKB)
  2. Okulisti duhet të jetë i regjistruar pranë institucioneve profesionale (Urdhri i Mjekut) për Okulistin (për Opticien mjafton kopje e diplomës)
  3. Subjekti duhet të ketë minimumin 5 Vite
  4. Subjekti duhet të tregtojë lente të Çertifikua


Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 19 Janar 2023 dhe ora 14:00
në adresën:​
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 4 45 10 132

Mirepresim oferten tuaj!​
 

Attachments

  • Aneks 1.Forma e ofertese Teknike (dentist).xlsx
    12.7 KB · Views: 28
  • Aneks 2 Forma e Ofertes Financiare.docx
    15.4 KB · Views: 28
  • ANEKS 3-RMSA Supplier Code of Conduct.docx
    22.6 KB · Views: 26
  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf
    146.6 KB · Views: 26
  • ITB - Kontraktim 1 Klinike Dentare (Tiranë).docx
    78.8 KB · Views: 25


Contact WhatsApp
Back
Top