• Tirane, ftese per oferte" Klinike Dentare"

KËRKESË PËR OFERTË

Tiranë me 05.01.2023


Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “(ITB - Kontraktim 1 Klinke Dentare) (Ref: SH01
-23)” për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Rreth RMSA:
Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo- qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.


  1. Kërkesa
“R.M.S.A - Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë” fton, të gjitha subjektet me veprimtari “Klinik Dentare”, për të dorëzuar ofertën e tyre me objekt “Shërbim të vazhdueshëm Dentar”.
Të gjitha subjektet duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Subjekti duhet të jetë i regjistruar dhe certifikuar pranë institucioneve shtetërore (QKB, QKL)
  2. Punonjësit duhet të jenë të regjistruar pranë institucioneve profesionale (Urdhri i Stomatologut )
  3. Punonjësit duhet të disponoj Licence Ushtrimi Profesioni
  4. Eksperienca Profesionale Minimum 5 Vite
  5. Subjekti të mundësoj, në raste të veçanta, shërbim edhe jashtë orarit zyrtar.
  6. Subjekti te jete ne zonen e unazes se vogel qe te jete e aksesueshme nga te gjithe PoC-te.
  7. Dokumentacioni qe duhet te dorezoni fizikisht ne zarf te mbyllur duhet te referoheni ne "Kërkese per oferte" sipas kerkesa te RMSA-së.




  1. Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 19 Janar 2023 dhe ora 14:00
    në adresën:​
    Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë –Tel: +355 4 45 10 132
email: procurement@rmsa.al

Mirepresim oferten tuaj!
 

Attachments

  • Aneks 1.Forma e ofertese Teknike (dentist).xlsx
    12.7 KB · Views: 27
  • Aneks 2 Forma e Ofertes Financiare.docx
    15.4 KB · Views: 27
  • ANEKS 3-RMSA Supplier Code of Conduct.docx
    22.6 KB · Views: 28
  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf
    146.6 KB · Views: 27
  • ITB - Kontraktim 1 Klinike Dentare (Tiranë).docx
    78.8 KB · Views: 28


Contact WhatsApp
Back
Top