• Tirane, ftese per oferte "Kontraktim Farmaci"

KËRKESË PËR OFERTË

Tiranë, 05-01-2023


Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “ITB - Kontraktim 1 Farmaci për Shërbimin e furnizimit me Barna (Tiranë) (Ref: M01-23)” për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Rreth RMSA:
Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo- qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.


  1. Kërkesa
“R.M.S.A - Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë” fton, të gjitha subjektet me veprimtari “Farmaci”, për të dorëzuar ofertën e tyre me objekt “Blerje të vazhdueshme barna”. Të gjitha subjektet duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Subjekti duhet të jetë i regjistruar dhe certifikuar pranë institucioneve shtetërore (QKB, QKL)
  2. Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë institucioneve profesionale (Urdhri i Farmacistit)
  3. Subjekti duhet të ketë minimumin 5 Vite eksperience
  4. Subjekti të mundësoj sherbim 24 ore.
  5. Subjekti duhet të tregtojë barna të miratuara nga M.SH dhe AKBPM
  6. Barnat dhe suplementet duhet te plotësojnë kushtet e qarkullimit ne tregun shqiptar.
  7. Subjekti duhet te jete ne zonen afer Qendres Spitalore Universitare Nënë Tereza (arsyeja te jete i identifikueshem lehtesisht dhe ne drejtimin e “Qendra Pritese per Azil” Babrru,Tirane)
  8. Dokumentat qe duhet te dorezoni fizikisht ne zarf te mbyllur duhet të referoheni te "Kerkese per Oferte" sipas kërkesave të RMSA-së.

Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 19 Janar 2023 dhe ora 14:00 në adresënSheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 445 10 132
e-mail: procurement@rmsa.al
Mirepresim oferten tuaj!
 

Attachments

  • Aneks 2 Forma e Ofertës Financiare.pdf
    82.1 KB · Views: 25
  • Aneks 3 RMSA Code of Conduct.pdf
    43.6 KB · Views: 25
  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf
    146.6 KB · Views: 26
  • ITB - Kontraktim 1 Farmaci për Shërbimin e furnizimit me Barna (Tiranë) (RefM02-21).docx
    80.2 KB · Views: 24
  • Aneks 1 Forma e Specifikimeve të Shërbimit nga Ofertuesi.xlsx
    11.1 KB · Views: 26


Contact
Back
Top