• Shkoder, ftese per oferte FURNIZIM ME ARTIKUJ KANCELARIKE

Shkodër me, 30.12.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT
BLERJE ARTIKUJ KANCELARIE PËR SOS FSHATRAT E FËMIJËVE SHKODËR
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri që prej vitit 2005 implementon Programet e Fuqizimit të Familjes në Tiranë dhe që prej vitit 2008 në Shkodër. Synimi i këtyre programeve është të mbështesë familjet në risk nëpërmjet shërbimeve të individualizuara në përputhje me nevojat që të kapërcejnë situatat e krizave dhe rrisin kapacitetet e tyre prindërore, duke kontribuar në parandalimin e vendosjes së fëmijëve në kujdes alternativ.

Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është lidhja e një kontrate me kompani ofruese të artikujve kancelarikë për të furnizuar Programin e Fuqizimit te Familjes Shkodër me kancelari bazuar mbi nevojat e organizatës në kuadër të zhvillimit aktiviteteve dhe të projekteve mbështetëse të saj.

Për këtë arsye nëpërmjet kësaj Ftese për Ofertë SOS Fshatrate Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e artikujve kancelarikë dhe që operojnë në qytetin e Shkodrës, të paraqesin interesin e tyre brenda datës 15.01.2023, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën e-mailit info@soskd.org.al.

Për më shumë detaje rreth Ftesës pë Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte_Kancelari Shkoder.docx
    51.9 KB · Views: 28
  • Shtojca nr 1 - Oferta financiare.docx
    31.5 KB · Views: 29


Contact
Back
Top