• Korce, ftese per oferte BLERJE DHE MONTIM PARKET LAMINAT

Korçë, më 12.12.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT BLERJE DHE MONTIM PARKET LAMINAT


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: “Blerje dhe montim parket laminat”
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shitjen dhe montimin e parketeve laminat që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 18
.12.2022, ora 16:30 duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuesenëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesë për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte_Parket Laminat 12.12.2022.doc
    117.5 KB · Views: 30


Contact
Back
Top