• Tirane, ftese per oferte BLERJE MOBILJE

Tiranë më 09.12.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: BLERJE MOBILJE - KREVATE, DOLLAPE, TAVOLINA NGRENIE, KARRIGE NGRENIE.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për blerje mobilje: krevate, dollape, tavolina ngrënie dhe karrige ngrënie.

Për ofrimin e këtyre produkteve SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre prodhimin dhe tregtimin e mobiljeve specifikuara në kërkesën për ofertë, të paraqesin interesin e tyre deri më datë 18.12.2022 ora 16:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.


Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte - Blerje mobilje.doc
    113 KB · Views: 29


Contact
Back
Top