• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Import-Eksporti dhe Menaxher shitjesh

Kompania Kiraç Elektrik shpk është një kompani që vepron në fushën e distribucionit dhe shitjes së materialeve elektrike.

Për nevojat e zgjerimit të stafit, kompania kërkon të punësojë:

1. Specialist Import-Eksporti
- Specialisti i importit/eksportit është përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e dërgesave të produkteve.
- Ai përgatit dhe përpunon të gjitha dokumentet dhe lejet e kërkuara doganore për qëllime transporti, kryen inspektime cilësore të dërgesave dhe mban shënime për të gjitha faturat dhe transaksionet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Monitoron ngarkesat për t’u siguruar se mallrat vijnë në kohë duke zgjidhur gjithashtu dhe problemet përkatëse me mallrat e padërguara;
- Komunikon statusin e porosive me supervizorët për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët;
- Rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
- Analizon tregun dhe sistemin e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërinë e mallrave aktualisht dhe në të ardhmen;
- Ndjek logjistikën e porosive, që nga momenti i porosisë, organizon mjetet e transportit, dokumentacionin doganor, mbërritjen në magazinë etj;
- Hedh në sistemin financiar të gjitha blerjet, sipas dokumentacionit të ardhur;
- Informon magazinën apo departamente të tjera për ardhjen e porosive;
- Arkivon të gjitha kontratat dhe marrëveshjet me furnitorët e huaj dhe të brendshëm;
- Mban marrëdhënie dhe punon në grup me stafin e shitjes dhe me departamentet e tjera;
- Nis raporte ditore apo sa herë i kërkohen nga eprorët;
- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe kolegët.

Kualifikimi dhe eksperienca:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në degët ekonomik ose menaxhim.
- Të ketë 3 vjet eksperiencë në këtë pozicion ose në pozicione të ngjashme.
- Të njoh shumë mirë gjuhën angleze.

2. Menaxher shitjesh (2 pozicione)

- Të ketë eksperiencë në shitjet B2B;
- Të ketë eksperiencë në sektorin e materialeve elektrike.

Të interesuarit të dërgojnë CV ose të kontaktojnë në:
Emal:info@kiracelektrik.al
Tel:+355 (0) 67 20 20 224

Shënim: Shoqëria Kiraç Elektrik shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
 


Apply
Back
Top