• Tirane, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

Tiranë më 18.11.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për Organizim trajnimi ( Sallë Trajnimi, dreke, pushim kafe)


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime të nevojshme për organizim trajnimi (sallë trajnimi; pushim kafe; dreke) në datat dhe lokacionet e meposhtme:


  • Date 30 Nentor 2022-Lokacioni Korce;
  • Date 7 Dhjetor 2022-Lokacioni Vlore;

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve (salle trajnimesh, pushim kafe, dreke,) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 25.11.2022 ora 09:00, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte _Facilitet per organizim Trajnimi_ne dt 30 Nentor dhe 7 Dhjetor.doc
    175.5 KB · Views: 34


Contact
Back
Top