• Tirane, ftese per oferte EKSPERT PER TRAJNIME

Tirane më 18.11.2022

Ftesë për Ofertë


ME OBJEKT: Kontraktimi i një eksperti /grup ekspertësh / kompanie për ofrimin e trajnimit të profesionistëve lokalë të fushës së mbrojtjes sociale në temën “Ri-integrimi’, në kuadër të projektit rajonal “ADRESIMI I BOSHLLËQEVE SISTEMIKE – MBËSHTETJE PËR REFORMAT E SISTEMIT TË MIRËQENIES SË FËMIJËVE’ në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë.


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.

Në kuadër të projektit rajonal “ADRESIMI I BOSHLLËQEVE SISTEMIKE – MBËSHTETJE PËR REFORMAT E SISTEMIT TË MIRËQENIES SË FËMIJËVE’ në Shqipëri, është planifikuar organizimi I trajnimeve për profesionistët lokalë të fushës së mbrojtjes sociale nga 4 bashkitë e targetuara nga projekti (Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër), me fokus Ri-integrimin, nga trajnerë/ekspertë kombëtarë.

Për këtë qëllim SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton ekspertët /kompanitë që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e trajnimeve në fushën e mbrojtjes sociale të paraqesin interesin e tyre deri më datë 25.11.2022 ora 08:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike, në adresën [B]info@soskd.org.al[/B]

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi- Ftese per oferte- Thirrje per ekspert.docx
    66.9 KB · Views: 31


Contact
Back
Top