• Berat, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER GJEOLOG

KnT3FTs.jpg


Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER GJEOLOG për kantier në Berat.

PËRSHKRIMI I PUNËS:
Inxhinieri Gjeolog zbaton projektin që do ti ngarkohet nga eprori me përpikmëri maksimale në përputhje me rregulloren e sigurimit teknik, procedurat e punës dhe legjislacioni në fuqi.

DETYRAT KRYESORE:

  • Kryen punet me lëndë plasëse me urdhër pune të lëshuar nga Drejtuesi Teknik.
  • Kryen punime me lëndët plasëse në përputhje me pasaportën teknike ose projektin teknik të shpim-plasjes dhe rregulloren e Sigurimit Teknik.
  • Drejton veprimtarinë e punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, si dhe objekte të tjera me karakter civil.

KRITERET E KËRKUARA
:

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Inxhinieri Gjeologjike dhe Miniera.
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 10 vite.
  • Të zotërojë Leje Profesionale ne fushen e veprimtarise minerare, shfrytëzim dhe përpunim mineralesh.
  • Të ketë eksperiencë në plasje.
  • Të ketë njohje të shkëlqyera organizative, duke përfshire aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.

APLIKIMI:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [B][I]hr@salillari.al[/I][/B] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top