• Tirane, ftese per oferte DIZAJN DHE PRINTIM KARTOLINASH

Tiranë më, 11.11.2022

FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: DIZAJN DHE PRINTIM KARTOLINASH

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Si një organizatë që e siguron ekzistencën e saj përmes donacioneve lokale dhe ndërkombëtare, në periudhën e fundvitit SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri realizon “Katalogun e Kartolinave të Fundvitit”, me piktura të realizuara nga vetë fëmijët e Fshatit SOS.
Për këtë qëllim, SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi shpall tenderin e hapur per “Dizajnin dhe Printimin e Kartolinave te Fundvitit”. Ftojme te gjitha subjektet e interesuara te paraqesin oferten e tyre brenda dates 20.11.2022, sipas detajeve ne njoftimin bashkengjitur.

Per cdo pyetje ose paqartesi, ju lutemi drejtohuni me e-mail ne adresen: info@soskd.org.al

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Kartolinat 2022.docx
    58.2 KB · Views: 38


Contact
Back
Top