• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Teknik

CCBS_CocaCola_cover.jpg

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Menaxher Teknik
Ndihmon drejtorin e prodhimit ne menaxhimin duke perfaqesuar mbeshtetje ne planifikimin strategjik nepermjet propozimeve te programeve (Mirembajtje &Investim) per te siguruar funksionalitetin e linjave rritjen e efikasitetit ,me qellim realizimin e obiektivave te prodhimit dhe reduktim te kostove.

Roli dhe përgjegjësitë:

  1. Menaxhimi në mënyrë optimale te projekte duke i kushtuar vëmendje të veçantë në respektimit te afatet kohore të percaktuara, kostove dhe cilësisë përfundimtare të punës së kryer
  2. Studimi dhe analizimi për të identifikuar zgjidhjet teknike për të rritur sinergji në mes të projekteve të ndryshme.
  3. Kryen analizen e shkakut lidhur me defekteve dhe riparimeve te makinerive të përfshira në procesin e prodhimit.
  4. Analizon ne bashkepunim me Menaxherin e mirembajtjes situaten aktuale te linjave dhe propozon bugetin e mirembajtjes si dhe investimet e reja te cilat do te garantojne aritjen e objektivave Analizon ne kohe reale koston e mirëmbajtjes
  5. Raportime periodike tek Drejtori i prodhimit si dhe dakortesia per zbatimi e programeve te përmirësime
  6. Bashkëpunon me Menaxheren e Sigurise Ushqimore për krijimin, menaxhimin, përditësimin, përmirësimin procedurave te mirembajtjes , Sigurimit teknik dhe Mjedisit.
  7. Bashkëpunon në përcaktimin paraprak të punonjësve përgjegjës për menaxhimin e emergjencave parandaluese.
  8. Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut
  9. Të punojë me menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
  10. Bashkëpunon në përditësimin e masave parandaluese në lidhje me ndryshimet organizative dhe produktive, evoluimin e teknikës së parandalimit dhe ndryshimet në dispozitat përkatëse ligjore për sigurinë dhe mjedisin.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universiteti në deget inxhinierike si Elektrike/Elektronike/mekanik
  • Min 4 vite përvojë pune e preferueshme në prodhimin.
  • Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit.
  • Aftesi shume te mira komunikimi.
  • Aftesi te larta operacionale.
  • Aftësi të koordinoje disa funksione, te menaxhoje projekte dhe te arrije rezultate.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online ccbs.al, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.


 


Apply WhatsApp
Back
Top