• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitje/On -Trade

EPPC Albania kërkon një Menaxher Shitje/On -Trade, për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë kryesore:

·
Menaxhon një zone të caktuar dhe një numër agjentesh Pre-Seller që do të ketë në varësi;
· Shtrirja në të gjithë klientet e mundshem, duke mbuluar portofolin/produktet sipas kanalit/segmentit;
· Ndan planet/targetet javore ose mujore tek stafi që ka në varësi;
· Vendos objektiva SMART dhe delegon në mënyre efektive detyra tek punonjësit;
· Propozon dhe ndjek programe/projekte/kontrata deri në përfundimin e proçesit, të aplikuara tek klientët;
· Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
· Pergatit raporte periodike, sipas kërkesave nga eprori;
· Orienton, monitoron dhe vlerson performancën e agjentëve në varësi të tij.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

·
Të ketë përfunduar Arsimin e lartë (preferohet drejtimi Ekonomik);
· Përvojë mbi 3 vite shitjeje në FMCG (eksperience e mëparshme në HoReCa përbën avantazh);
· Të jetë përdorues shumë i mirë i Paketes MS Office;
· Të ketë njohuri të spikatura të proçesit dhe dinamikave të shitjes;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 
Back
Top