• Tiranë, ofroj vend pune MENAXHER PROJEKTI (profili Inxhinier Ndertimi)



Dimension
për një nga klientët e saj po kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin “MENAXHER PROJEKTI” (profili Inxhinier Ndertimi)


DETYRAT E POZICIONIT

  • Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit;
  • Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Koordinon punën me strukturat e kompanisë dhe të investitorëve që janë të angazhuara në këtë projekt;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë
  • Miraton raportin e përgjithshëm si dhe cost raportet mujore të projektit;
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
  • Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi:
Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
Eksperiencat: Minimalisht 5 vjet në projektet e ndërtimit.

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.).


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt
« MENAXHER PROJEKTI »

Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për
“Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top