• Vlore, ftese per oferte SHERBIM KATERING PER TRAJNIME

Tiranë, më 28.10.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim katering për organizimin e trajnimit SFP- Lokacioni Vlore

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për Reformat e Sistemit të Mirëqenies së Fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimit me prinder SFP në qytetin e Vlorës. Koha e zhvillimit të trajnimit do te jete në periudhën Tetor- Dhjetor 2022

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve (salle trajnimesh, pushim kafe, dreke, akomodim,) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 04.11.2022 ora 08:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.alPër informacione më të detajuara rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.


Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte-_Sherbim katering per trajnimin e prinderve m.doc
    128 KB · Views: 27


Contact
Back
Top