• Tirane, ftese per oferte BLERJE DRU ZJARRI

Tirane, më 19.10.2022




FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT “ Blerje Dru zjarri”



Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e interesuar për të kontraktuar një kompani/subjekt i cili te ofroj furnizimin me dru zjarri për sezonin e dimrit që përfshin periudhën Nëntor 2022 – Mars 2023. Në total janë afërsisht 112 porcione për të gjitha familjet në SOS Fshatin e Fëmijëve.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre furnizimin me dru zjarri, të paraqesin interesin e tyre deri më datë 03.11.2022 ora 16:00, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për informacione më të detajuara jeni të lutur të aksesoni Ftesën për Ofertë bashkëngjitur këtij njoftimi.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Kerkese per oferte per dru zjarri.doc
    105.5 KB · Views: 26


Contact
Back
Top