• Tirane, ofroj vend pune Finance Director

EPPC Albania kërkon një Finance Director për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e restoracionit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Organizon dhe mirëmban kontrollin financiar në përputhje me praktikat e shoqërisë dhe legjislacionin në fuqi;
  2. Sigurohet që cdo transaksion për shoqërinë kryhet në përputhje me ligjet fiskale me fokus optimizimin e tyre;
  3. Kordinon planifikimin financiar të shoqërisë, përgatit dhe monitoron buxhetin sipas cdo departamenti në baza periodike;
  4. Menaxhon, trajnon dhe motivon stafin nën vartësi.
  5. Kontrollon llogaritë duke siguruar që kostot dhe të ardhurat e shoqërisë janë kontabilizuar saktë sipas departamenteve dhe qendrave të kostos;
  6. Përgatit raporte financiare të shoqërisë tek CFO GRUPI/CEO në bazë mujore, si dhe përgatit analiza financiare me kërkesë të CFO GRUPI/CEO;
  7. Monitoron shpenzimet e kompanisë dhe raporton mbi variancat dhe mundësitë për uljen e tyre dhe rritjen e eficensës së shoqërisë;
  8. Ndjek, kontrollon, rakordon dhe raporton marrëdhëniet dhe transaksionet me palët e treta;
  9. Menaxhon dhe kontrollon levizjet e cash-flow;
  10. Mban marrëdhëniet me bankat dhe institucionet financiare për mirwfunksionimin e përditshëm dhe menaxhimin e duhur të llogarive bankare dhe instrumentave financiare;
  11. Zhvillon dhe zbaton sistem kontrolli të brendshëm të përshtatshëm për shoqërinë.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme drejtuese;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe Financa 5;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim dhe parashikime financiare.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top