• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik (Qender Tregetare)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Inxhinier Mekanik
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një profesionist të motivuar në rolin Inxhinier Mekanik në emër të Klientit tonë, një ndër Qendrat Tregtare më të bukura urbane në qytetin e Tiranës. Në rolin e Inxhinierit Mekanik, Ju do të jeni përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemeve mekanike dhe elektrike të hapësirave të Qendrës Tregtare, duke siguruar që standardet e cilësisë janë përmbushur në përputhje me objektivat e kompanisë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Kontrollon, monitoron dhe mirëmban të gjitha makineritë e Qendrës Tregtare duke filluar nga cillërat, RoofTop-s, UTA-s dhe pompat e impiantit të kondicionimit.
• Konstaton probleme ose defekte të ndryshme si ato elektrike, hidraulike, dhe ndërtim të mundshme në hapësirat e qendrës apo hapësirën e banimimit dhe delegon problematikat e evidentuara tek teknikët përkatës.
• Të monitorojë palët e treta të cilat kryejnë proceset e mirëmbajtjes së impiantit të kondicionimit, elektrik, ashensorët e qendrës Tregtare dhe të hapësirave të banimit apo çdo punimi tjetër të realizuar nga kontraktorët e Qendrës Tregtare.
• Kontrollon ditarët e shërbimit dhe proçes verbalet që lëshohen nga palët e treta të kontraktuar për mirëmbajtjen duke siguruar konformitetin e palës së kontraktuar me detyrimet e tyre kontraktuale.
• Përzgjedh dhe kryen kërkime të ndryshme mbi probleme dhe defekte teknike në hapësirat e Qendrës Tregtare të cilat kanë nevojë për rishikim të zgjidhjeve tëknike dhe adresimi i ofertave të mundshme pranë Drejtorisë së Qendrës Tregtare.
• Kryen raportimet e vazhdueshme mbi problematikat e evidentuara pranë Drejtorisë së Qendrës Tregtare.

Edukimi:

• Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë, preferohet Inxhinieri Mekanike, Elektrike ose degë të ngjashme.

Eksperienca e Punës dhe Aftësitë Kryesore:

• Eksperienca të mëparshme pune mbi mbi 1 vjecare si Inxhinier Mekanik/Elektrik ose pozicione të ngjashme;
• Të ketë njohuri shumë të mira në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punës në grup.
• Aftësi për të komunikuar njohuritë teknike në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, mbi zgjidhjen e problemeve dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Certifikime në fushën e mekanikës dhe /ose elektrikës përbëjnë avantazh;

Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.


Procedurë Aplikimi:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj brenda datës 18.11.2022 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top