• Inxhinier Elektrik

image.php


Vibtis kërkon Inxhinier Elektrik per Sistemet Fotovoltaike dhe Teknik Elektromekanik
– Vibtis është kompania e duhur për ty!
Mundësi punësimi si Inxhinier Elektrik per Sistemet Fotovoltaike dhe Teknik Elektromekanik në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, VIBTIS.
VIBTIS është kompania më e madhe në Shqipëri në Import – Import/Eksport, instalim, komisionin të produkteve elektrike dhe ne energjine e rinovueshme. Nepermjet bashkepunimit me partneret nderkombetare lider ne prodhimin e nje game te gjere te materialeve elektrike nga ato te tensionit te ulet deri ne ato te tensionit te larte, por edhe ne materialet e energjise se rinovueshme. Arrijme te permbushim te gjitha kerkesat e klienteve me cilesi te standarteve sektoreve ku operojme.
PERSHKRIM PUNE
Titulli i pozicionit Inxhinier Elektrik
Grada e pozicionit *Menaxher Projektesh ne Energjite e Rinovueshme
Raporton tek Menaxheri i Departamentit Energjetik
Pergjegjesite kryesore:

  • Eshte pergjegjes per te gjithe veprimtarine e ushtruar ne terren ne zbatimin e projekteve tek te cilat kompania merr pjese
  • Eshte pergjegjes per zgjidhjen e problematikave teknike te cilat dalin gjate implementimit te projektit ne kohe reale
  • Kontrollon punen e nenkontraktoreve dhe siguron raportimin ditor te tyre sipas termave te kontrates
  • Evidenton kerkesat per materiale te imeta te lidhura me kantjerin dhe i drejton ato tek departamanti perkates i prokurimit
  • Organizon dhe ndjek furnizimin e nenkontraktoreve (grupeve te punes) me baze materiale ne rastet kur ajo do te furnizohet nga VIBTIS
  • Dorezon bazen materiale tek nenkontraktoret dhe konsumin e saj nga abuzimet e mundeshme
  • Kontrollon cdo dite dokumentacionin e mbajtur nga nenkontraktori ne lidhje me punimet
  • Kontrollon cdo dite dokumentacionin HSE te mbajtur nga nenkontraktori
  • Kryen me saktesi analize teknike financiare te materialit dhe pregatit kerkesen per oferte
  • Mbledh ofertat per materialet, kosto puntorie dhe ja prezanton eprorit te tij
  • Eshte pergjgjes per zbatimin e te gjitha kushteve kontraktuale nga ana e nenkontraktorit
  • Shqyrton skedat teknike dhe tabelen krahasimore te hartuar nga Menaxheri i Blerjes dhe jep sugjerimin e tij per perzgjedhjen e materialit final
  • Pergatit me saktesi setin e dokumentave qe mbahen periodikisht ne kantjer si dhe harton dosjen finale te dorezimit te objektit ne perputhje me Kontraten dhe kerkesat specifike te Autoritetit Kontraktor
  • Ndihmon ne mbledhjen e dokumentacionint tekniko financiar te tenderave dhe ne procesin e pregatitjes se dosjes per tu dorezuar
  • Kerkon per prodhues te rinj, potencial, te cilet jane kompetitiv dhe kane gamen e materialeve te kerkuara ne tenderat e rinj
  • Kerkon per kompani (nenkontraktor) te cilat kane kapacitetet teknike, financiare dhe njerzore per te zbatuar punimet te cilat kerkohen ne tenderin e ri
  • Kontrollon analizen e tekniko financiare te ofertave dhe ndihmon ne pregatitjen e preventivit te plote per tender
  • Pregatit dhe dorezon ne kohe raportet periodike ditore/javore/mujore
  • Propozon nevoja individuale per trajnim dhe zhvillim
  • Ndjek marredheniet me klientet, autoritetin kontraktor duke patur per qellim ruajtjen e imazhit te mire te kompanise
  • Koordinon me departamentin e Logjistikes per transportin e materialit per te siguruar mberritjen ne kohe te tij
  • Koordinon se bashku me departamentin e logjistikes shkarkimin e materialve dhe sistemimin e tyre ne menyre qe te jete sa me i lehte procesi i shperndarjes neper kantiere te ndryshem
  • Detyra te tjera te caktuara
  • Aftesi te punoje ne ekip
  • Aftesi per tu pershatur dhe punuar ne kantier
  • Aftesi te organizoje punen dhe te menaxhoje kohen
  • Komunikues i mire me shkrim dhe verbal
  • Njohje shume e mire te gjuhes angleze, njohja e ndonje gjuhe tjeter perben avantazh
Kualifikimet:
1. Te kete mbaruar arsimin e larte Master ne Inxhinieri Elektrike
2. Te kete eksperience tre vite ne sistemet fotovoltaike, projektin ose zbatim
3. Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze
4. Te kete patente klasi B
5. Njohja e software te projektimit si PV Sol, PV Case, etj. qe nevojiten per projektimin e sistemeve fotovoltaike perben avantazh
6. Te kete njohuri ne perdorimin e AutoCAD, MS Office, etj.
Pergjegjesia e mbikqyrjes se linjes ne varesi
Ky pozicion eshte ne varesi direkte te Menaxherit te Departamentit Energjetik dhe Administratorit te Kompanise
Parashikimi i oreve te punes
Orari zyrtar i punes perfshin punen nga dita e Hene deri te Premten 8:30 deri 17:30. Profili i pozicionit mund te kerkoje fleksibilitet ne angazhim ne periudha te caktuara edhe pertej orarit zyrtar.
Ambienti i punes
Pozicioni operon ne nje ambient pune profesional. Mjetet e punes jane paisjet standarte te zyres ose kantierit te tilla si: kompjuter/laptop, automjet (kur eshte i nevojshem), telefon, fotokopje, programet inxhinierike dhe nevoja te tjera per te kryer rolet e funksionit .
Udhetimet
Udhetimet e punes kryhen gjate diteve te punes dhe jane konform Politikave te kompanise.
Email: hr@vibtis.al
 


Apply
Back
Top