UDHĖTIM NĖ STAMBOLL ME PEGASUS

DETAJET E TURIT

KUJDES:
Mengjesi i dites se pare nuk eshte i perfshire. Nese dikush do te konsumoj mengjesin, kosto per person eshte 7 euro.
Dhomat do merrem mbas ores 12:00. Nese dikush deshiron qe dhomen ta marr sapo te mberrijne, atehere do i duhet te paguaj pagese extra per early check in.


Dita e Parė: Paraqitja nė Aeroportin e Rinasit duhet tė bėhet 2 orė para nisjes sė avionit.
Fluturimi pėr nė Stamboll.
Nisja nė 02.40 te mengjesit. Mbrritja nė Stamboll nė 05.15.
Nisja me Shoqėruesin pėr nė Pazarin e Vjetėr Kapali Carchi.
Pazari i Vjetėr Kapali Carshi ėshtė njė nga tregjet e mbulura mė tė mėdha nė botė. Ka 61 rrugė tė mbuluara dhe mbi 4 mijė dyqane nė njė zone prej 30.700 m2 dhe qė tėrheq rreth 250 mijė deri 400 mijė vizitorė nė ditė.
Hyrja Falas – Qėndimi rreth 2 orė.
Pas vizitės nė Pazar, nisja me autobus pėr nė Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore tė Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve tė Mbushura ėshtė ndėrtuar ndėrmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartė me rreth1.5 miliard USD. U ndėrtua nga Sulltani I 31 I Perandorisė Otomane Abdulmecid I pėr tė kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe qė kishin mbretėritė nė Europė.
Hyrja 300 lira – Qėndrimi 1 orė.
Vazhdon vizita nė Qendrėn e Stabollit, nė Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur nė pjesėn europiane tė Stambollit, ėshtė i famshėm pėr restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror tė rrjetit Metro tė Stambollit. Kėtu ndodhet dhe Monumenti i Republikės.
Pas vizitės, kthimi dhe Sistemimi nė Hotel, Sistemimi nė Hotel.
Kthimi nė Hotel.
Fjetje nė Hotel.
Dita e Dytė:Mėngjesi nė Hotel.
Nisja me Autobus pėr nė Akuarium.
Akuariumi i Stambollit ėshtė hapur nė Prill 2011 dhe ėshtė njė ndėr mė tė mėdhenjtė nė botė pėr nga vėllimi, shumėllojshmėria e specieve tė ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 17 Euro – Qėndrimi 2 orė.
Vazhdohet nė Top Kapi, Sarajet Dimėrore tė Sulltanit.
Pallati Topkapı nė shekujt 15 dhe 16 ka shėrbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanėve osmanė. Ndėrttimi i urdhėruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi nė 1459, gjashtė vjet pas pushtimit tė Kostandinopojės. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) pėr ta dalluar atė nga “Pallati i Vjetėr” (Eski Saray) nė Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit pėrbėhet nga katėr oborre kryesore dhe shumė ndėrtesa mė tė vogla. Anėtarėt femra tė familjes sė Sulltanit jetonin nė harem dhe zyrtarėt kryesorė tė shtetit, pėrfshirė Vezirin e Madh, zhvillonin takime nė ndėrtesėn e Kėshillit Perandorak.
Hyrja 320 lira – Qėndrimi 2 orė.
Vazhdon Vizita nė Xhaminė Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani ėshtė xhami e epokės Osmane ndėrtuar midis 1609 dhe 1616 gjatė sundimit tė Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumė elemente bizantine tė Shėn Sofisė fqinje me arkitekturėn tradicionale islamike dhe konsiderohet tė jetė xhamia e fundit e madhe e periudhės klasike.
Hyrja Falas – Qėndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita nė Shėn Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe mė parė Kisha e Shėn Sofisė, ėshtė ndėrtuar nė vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak tė Kostandinopojės, ishte kisha mė e madhe e krishterė e Perandorisė Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, pėrveē gjatė Perandorisė Latine nga 1204 deri nė 1261, kur u bė katedralja katolike romake e qytetit. Nė 1453, pas Rėnies sė Konstandinopojės nė Perandorinė Osmane, ajo u shndėrrua nė njė xhami. Nė vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atė si njė muze. Nė vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qėndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita nė Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojės ishte qendra sportive dhe shoqėrore e Kostandinopojės, kryeqyteti i Perandorisė Bizantine. Sot ėshtė njė shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente tė strukturės origjinale tė mbijetuar.
Kthimi nė Hotel.
Nė mbrėmje, Nisja pėr nė Kroēiere pėr Shėtitje nė Bosfor gjatė Natės, Darkė me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 35 Euro – Qėndrimi 3 orė.
Kthimi nė Hotel
Fjejte nė hotel.
Dita e Tretė: Mėngjesi nė Hotel.
Paradite tė lirė.
Pasdite, Nisja pė nė Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve pėr nė Bosfor.
Lundrim me anije pėr 2 orė nė Ngushticėn e Bosforit nė drejtim tė Detit tė Zi pėr tė vizituar pjesėn bregdetare tė Stambollit, Evropėn dhe Azinė, si dhe pėr tė parė nga anija kalanė e vjetėr, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro - Qėndrimi 2 orė
Vazhdon udhėtimi drejt kodres Pierre Loti.Pierre Loti eshte nje koder ne zonen EyüpSultan ne Stamboll dhe kete emer e ka mare nga shkrimtari francez Pierre Loti, emri i vertete i te cilit eshte Julian Viaud. Ngjitja behet me teleferik dhe nga aty mund te shijoni pamjen e mrekullueshme qe ofron ngushtica Halic (Briri i arte).Ngjitja me teleferik 5 euro. Qendrimi 1 ore. (Ne kete cmim perfshihet edhe transporti me autobuz)Vazhdon udhėtimi pėr nė Qendrėn Tregtare Viaport.
Tė lirė nė Qendrėn Tregare.
Transferta pėr nė Aeroport.
Fluturimi pėr nė Tiranė.
Nisja nga Stambolli nė 00:30.
Mbėrritja nė aeroportin e Rinasit nė 01:20.

Kujdes:
Tė gjithė klientėt qė udhėtojnė pėr nė Turqi duhet tė kenė pasaportė tė vlefshme pėr 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
Me Shume Detaje: Nė pagesė pėrfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe tė plota 20 kg + 8 kg bagazh dore).
-Akomodimi nė hotel nė qendėr tė pjesės Evropiane tė Stambollit
-Mėngjeset pėr tė gjithė ditėt e qėndrimit.
-Shėtitjet nė Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqėrues dhe guidė shqiptare, pėr tė gjithė ditėt e qėndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

Nė pagesė nuk pėrfshihen:
- Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė Program
- Siguracioni nė Udhėtim
- Hyrjet nė Monumente dhe Muzeume


OPSIONALE:
1. Lundrim me anije nė Bosfor 1.5 – 2 orė pėr tė parė Europėn e dhe Azinė €10.
2. Kroēiere me Shfaqje dhe Darkė €30, pėrfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kėrcimtarė dhe DJ, Darkė Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orė.




KUJDES: ATHS nuk mban asnjė pergjegjėsi nė rast se nuk ju lejohet tė udhėtoni pėr arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotėsimin e kushteve anti covid ose nėse pashaporta juaj ėshtė nėn 150 ditė e vlefshme.
PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.