• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh-Eksport

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Menaxher Shitjesh-Eksport
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: E pacaktuar

Qëllimi i pozicionit: Po kërkojmë një Menaxher Shitjesh- Eksport për Klientin tonë lider në prodhimin e materialeve të ndërtimit , i cili do të luajë një rol kyç në organizimin dhe ekzekutimin e shitjeve të kompanisë në nivel ndërkombëtar. Në rolin e Menaxherit të Shitjeve ju do të jeni përgjegjës në ruajtjen e përfitimeve financiare të kompanisë dhe gjithashtu në shtrirjen e biznesit në pjesë të ndryshme të botës, duke marrë pjesë në seminare apo demonstrime ku klientët ndërkombëtar mund të njohin nga afër produket. Përgjegjësitë e Menaxherit te Shitjeve per Exportin - përfshijnë organizimin dhe ekzekutimin e shitjeve të kompanisë në një nivel ndërkombëtar.      
                 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të përfaqësojë kompaninë në mënyrë profesionale, entuziaste dhe pozitive.
• Komunikon me klientët për të marrë një pamje të qartë mbi nevojat e tyre.
• Studimi i tregut në vendin ose vendet e synuara për zgjerimin e biznesit.
• Identifikimi i tregjeve të reja për eksporte dhe zhvillimi i llogarive të reja të biznesit.
• Planifikimi i një fushate shitjesh të përshtatshme për atë vend dhe tendencat aktuale të konsumatorit.
• Planifikimi dhe rishikimi i buxheteve për gamën e produkteve.
• Takime me klientë brenda ose jashtë shtetit.
• Negocimi i kushteve të shitjes dhe përmbushja e objektivave të shitjes.
• Marrja e licencave apo kërkesave të tjera ligjore për produkte të caktuara.
• Administrimi i porosive, kontratave dhe dokumentacioni i eksportit.
• Menaxhim i saktë për të zgjidhur çdo problem i hasur gjatë eksportit.
• Përgatitja e një raport në baza javore për detyrat e përfunduara dhe planifikimi i objektivave në vijim.

Arsimi:
• Te ketë mbaruar universitetin, preferohet ne degët Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha te ngjashme.

Eksperiencat e punës dhe aftësitë bazë:

• Përvoja e mëparshme pune me histori të suksesshme të shitjeve të demonstrueshme dhe të suksesshme         
• Sfondi përkatës i industrisë do të jetë një avantazh i shtuar         
• Përvojë e mëparshme pune në një mjedis të rritjes së shpejtë të shitjeve          
• Një aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me njerëzit në të gjitha nivelet           
• Aftësi bazë kompjuterike dhe përvojë me Microsoft Office, me theks në aftësitë superiore në Word, Excel / Power point.  

Aftësitë gjuhësore:

• Gjuha e huaj e detyrueshme Anglisht (gjuha italiane dhe cdo gjuhë tjetër vecanërisht ballkanase konsiderohet si plus)

Aftësi të tjera ndërpersonale:

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
• Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• Aftësi organizuese dhe manaxhuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 10.11.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top