• Shkoder, ftese per oferte SHERBIM AKOMODIMI

Shkodër, më 20.09.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim akomodimi në qytetin e Shkodrës (akomodim, darkë dhe mëngjes) në datën 19 Tetor 2022

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri që prej vitit 2005 implementon Programet e Fuqizimit të Familjes në Tiranë dhe që prej vitit 2008 në Shkodër. Synimi i këtyre programeve është të mbështesë familjet në risk nëpërmjet shërbimeve të individualizuara në përputhje me nevojat që të kapërcejnë situatat e krizave dhe rrisin kapacitetet e tyre prindërore, duke kontribuar në parandalimin e vendosjes së fëmijëve në kujdes alternativ.


Në kuadër të zbatimit të projektit STEP – Streaming Toward Equal Possibilities për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime të nevojshme për akomodim stafi 18 persona në dhoma dyshe (akomodim, darkë dhe mëngjes) në qytetin e Shkodrës.
Koha e ofrimit të shërbimit do te jetë në datën 19 Tetor 2022 (1 natë)

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për akomodim (akomodim, darkë dhe mëngjes) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 03.10.2022 ora 16:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike.

Për informacion më të detajuar rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur këtij njoftimi.


Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte- Sherbim akomodimi Shkoder.doc
    138.5 KB · Views: 20
  • Annex 1_Kerkese -Oferte financiare sherbim akomodimi Shkoder.xlsx
    80.8 KB · Views: 22
Back
Top