• Tirane, ftese per oferte Oferte per blerje Dru zjarri

ISLAMIC RELIEF
WORLDWIDE
Rr. Hime Kolli , Godinaa 28 ,prane shkolles Konferenca e Pezes, Tirana, Albania
Tel: 0677033379
Procurement@islamicrelief.al




Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe atë të Lushnjes me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani ,Ramazani dhe projektit te Dimerit.
Ftesë për Ofertë​


Tirana më 16.09.2022​


Fondacioni Islamic Relief- Zyra e Shqiperise ka hapur ftesën për ofertë me objekt:


Blerje: DRU ZJARR
Specifikimet teknike



  • Lloji: Dru Zjarri Ahu
  • Njesia: Meter Kub
  • Modeli : Ne palete

Dimensionet: Palet me permasat prej 0.80 m*2 dhe 1.20m2, pra nje volum prej 2 m kub dru te çar dhe te stivosur ne brendesi te tyre.


Destinacioni ku mund te shperndahet druri, zona Pogradec, Korce,Lushnje, Tirane, Kavaje, Kukes ,Bulqize, Elbasan, Librazhde dhe Shkoder.

Dru Zjarri ne total do te blihen 2210 M3 dru (ahu)
Me nje rritje te mundeshme .


Kerkohet ne oferte te jepet çmimi per M3 dru, dhe te specifikohet nese perfshihen ose jo ne çmime sherbimi si me poshte:


1. Transporti ne te gjitha destinacionet e kerkuara
2. Fature te rregullt tatimore
3. Pirun per te lehtesuar ngarkimin dhe shkarkimin e paletave.
4. Te respektoj kushtet e kontrates


Shenim: Pagesa do te kryhet nepermjete bankes.


Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me mbishkrimin
OFERTE PER DRU dhe duhet dërguar në adresën:


-Adresa: Rruga “Him Kolli”, Ndertesa nr.28, prane shkolles 9-vjecare Konferenca e Pezës, Tiranë.


Brenda zarfit duhet te paraqisni , Oferten ekonomike firmosur dhe vulosur, Niptin , dhe nese keni ndonje reference per projekte te ngjashme ben avantazhe.


-Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 30/09/2022 ne oren 16:00


Oferta ne menyre tjeter apo afat tjeter do quhen te pavlefshme dhe si rezultat nuk do merren ne konsiderate.


Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:


• Politika kunder Rryshfetit dhe Korrupsionit.
• Kodi i Sjelljes
• Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfitueseve) te IRA


Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në: procurement@islamicrelief.al ose te kontaktoni ne: Tel.: 0677033379

NOTE Bashkangjitur keni nje format qe duhet ta plotesoni ,firmosni dhe ta ktheni ne zarf te mbyllur.




Cel. : 0677033379
 

Attachments

  • Formati oferte.docx
    14.1 KB · Views: 38


Contact WhatsApp
Back
Top