• Tirane, ofrohet vend pune Specialist IPTV

POZICIONI: Specialist IPTV

RAPORTON: Menaxheri i Departamentit IPTV

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Monitoron cilësinë e shërbimit të stream-eve;
  • Monitoron dhe mirëmban sistemet e IPTV, përfshirë zgjidhjen e problemeve, ngritjen dhe ndjekjen e biletave me partneret dhe klientet;
  • Gjen dhe implementon elemente të reja për shërbimin e IPTV;
  • Instalon, monitoron shërbimet e IPTV në sistemet LINUX;
  • Ruan dokumentacionin për të gjitha sistemet IPTV, lidhjen e tyre të brendshme të rrjetit Core, përfshirë informacionin VLAN / IP;
  • Mirëmban dhe përditëson topologjinë e lidhjeve IPTV, duke përfshirë Satelit, LNB, Splitters, Streamers, Server dhe Switches;
  • Mban raporte ditore e javore të operacioneve IPTV për problematikat dhe zhvillimet kryesore.
FORMIMI ARSIMOR
Diplomë Universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni ose Informatikë

EKSPERIENCË PROFESIONALE
Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përvojë në fushën e Content Delivery me aplikacionin e tij siç është IPTV ose përvojë tjetër në punë në kompanitë që bëjnë Transmetime Televizive dhe Digjitale.

AFTËSI TË TJERA
  • Njohuri mbi rrjetet TCP / IP, Multicast, Unicast: përfshirë dhe aftësinë për të instaluar konfiguruar dhe zgjidhur problemet;
  • Njohuri mbi proceset e traskodimit, descramblimit, enkodimit të Audio/Video;
  • Eksperiencë e mëparshme me sistemet e monitorimit dhe sistemet operative Linux;
  • I aftë në zgjidhjen e problemeve brenda afateve;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze;
  • Të ketë aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi.
Personat e interesuar të dërgojnë CV të detajuar në adresën hr@tring.tv
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të telefonohen.
 


Apply
Back
Top