• Tirane, ofrohet vend pune Faturist/e

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Pozicioni i punës: Faturist/e
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një profesionist të aftë në rolin Faturist në emër të Klientit tonë, kompani lider në distribucionin e veglave të punës prej më shumë se 20 vitesh në tregun Shqiptar. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Përpunimi dhe përgatitja e analizave financiare të klienteve dhe furnitorëve;
• Mbikëqyrja e llogarive të klientëve dhe furnitorëve;
• Kontroll i vazhdueshëm i stokut dhe kryerja e analizës për gjendjen e inventarit;
• Maksimizimi i ofertës së shitjes duke përfshire edhe produkte të ngjashme;
• Mbledhja dhe rishikimi i të dhënave financiare për klientët dhe furnitorët;
• Krijimi, dërgimi dhe ndjekja e faturave.
• Përditësimi i njohurive të punës duke qëndruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
• Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Kompania

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në degët Ekonomi, Financë ose Menaxhim Biznes.

Eksperienca: Preferohen eksperienca të mëparshme në pozicione të ngjashme në profilin Financë ose Kontabilitet.

Aftësitë dhe kompetencat:

• Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
• Njohuri paraprake të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë.
• Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
• Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal.
• Të jetë i/e gatshëm dhe i/e aftë të punojë në grup.
• Të përballojë kryerjen e detyrave në afat dhe punën nën presion.
• Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.

Kushtet e Punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Procedurë Aplikimi:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj brenda datës 17.10.2022 në adresën e emailit: rekrutim@profesionisti.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top