• Tirane, ftese per oferte SHERBIME PERKTHIMI GJERMANISHT-SHQIP

Tiranë, më 02.09.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Përkthim konsekutiv nga gjuha gjermane ne shqip dhe anasjelltas dhe përkthim materialesh nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbimin e perkthimit konsekutiv nga gjuha gjermane ne gjuhen shqipe dhe ansasjelltas , ne dt 19-22 Shtator 2022 ( 4 dite trajnim) si dhe perkthim të materialeve nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton subjektet/ekspertet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për përkthim (përkthim konsekutiv nga gjuha gjermane ne shqip dhe anasjelltas dhe përkthim materialesh nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 09.09.2022 ora 08:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike.

Për informacion më të detajuar rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur këtij njoftimi.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte _Sherbime perkthimi_Programet e prinderimit _Projekti i DE-I.doc
    90 KB · Views: 34
  • Annex 1_Kerkese Oferte_Perkthim nga gjuha Gjermane_Shtator 2022.xlsx
    54 KB · Views: 35
Back
Top