• Tirane, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

Tiranë, më 02.09.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për Organizim trajnimi ( Sallë Trajnimi , dreke, pushim kafe, akomodim).


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime të nevojshme për organizim trajnimi (sallë trajnimi; pushim kafe; dreke; akomodim;) në qytetin e Tiranës.
Koha e zhvillimit të trajnimit do te jete në periudhën 19-22 Shtator 2022.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve (salle trajnimesh, pushim kafe, dreke, akomodim,) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 09.09.2022 ora 08:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike.

Për informacion më të detajuar rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur këtij njoftimi.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Annex 1_Kerkese -Oferte_Facilitete per Trajnim_ Programet e prinderimit 19-22 Shtator 2022_Proj.xlsx
    89.8 KB · Views: 27
  • Ftese per Oferte- Facilitete per Trajnimin per Programet e prinderimit- Shtator 2022.doc
    92 KB · Views: 31
Back
Top