• Tirane, ofert Legal Coordinator - German speaking

Departamenti: Funksionimi i Kompanisë

Përgjegjësitë & Detyrat:
  • Përpunimi i detyrave të deleguara, ndërkohë që raporton progresin tek Drejtuesi i Operacioneve.
  • Kryerja e të gjitha detyrave të ngarkuara administrative, dhe garantimi i mbarëvajtjes së operacioneve të përditshme.
  • Trajnimi dhe/ose mentorimi i anëtarëve të rinj ose të papërvojë të stafit në lidhje me rregullat dhe procedurat e zyrës gjatë procesit të trajnimit, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke i mbeshtetur ata pergjate kohëzgjatjes së punës së tyre me firmën.
  • Trajtimi i menjëhershëm i korrespondencës në mënyrë profesionale.
  • Respektimi i praktikave të sakta dhe gjithëpërfshirëse të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së dosjeve në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë, duke respektuar Workflow-n e percaktuar.
  • Përdorimi i softuerit të menaxhimit të padive të kompanisë, duke raportuar të gjitha gabimet dhe pyetjet menjëherë tek Drejtuesi i Operacioneve.

Aftësitë & Kualifikimet:
  • Vendndoshja në Tiranë, Shqipëri.
  • Zotëron rrjedhshëm gjuhën gjermane në të folur dhe në shkrim. ( Minimumi B1 )
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë përfunduar studimet universitare në çdo disiplinë (minimumi diplomë Bachelor).
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme e dëshirueshme, por jo kusht.
  • Aftësia për multi-tasking, për të vendosur prioritete, dhe për të kuptuar rëndësinë e afateve.


Email : furra.a@oraclesolicitors.co.uk Ju lutem percaktoni pozicionin ne email per te cilin aplikoni.
 


Apply
Back
Top