• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Hidroteknik

EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi , instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Shoqëria "Engineering Global Solution" pjesë e Globe Group kërkon të punësojë :

TITULLI:
Inxhinier Hidroteknik

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve hidraulike duke përgatitur preventivin total;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Realizon projekt-instalime, linjat e furnizimit me ujë, Ujë Sanitar (Dhoma teknike) , Panele Diellore, MKZ, Instalime Hidrosanitare;
  • Detyra të tjera që nuk janë përmendur specifikisht më sipër, dhe që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij.


Kualifikimet / Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Universitetin Politeknik, dega Inxhinieri Hidroteknike;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 3 vjet;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet që marrin pjesë në një impiant mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë eksperiencë në AutoCad, softëare profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Të ketë njohuri të mira në Microsoft office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
  • Të jetë i disiplinuar dhe i aftë të marrë përgjegjësi.

Të gjithë të interesuarit te cilët i plotësojnë këto kërkesa mund të dërgojnë CV me fotografi në adresën e e-mail hr@globegroup.al.
Jeni te lutur te përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni ne emailin e dërguar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top