• Kërkohen kompani/biznese apo njësi biznesi për: "Trajnim nëpërmjet Punësimit"

World Vision Albania (WVA) dhe Fondacioni “Fryma e Dashurisë”- Diakonia Agapes (FSoLDA), u angazhuan për të vazhduar punën e nisur në projektin e mëparshëm “Të kthyerit riintegrohen dhe riinvestojnë brenda vendit” (RE-IN-VEST 1), pjesë e BMZ-Program” Kthimi te mundësitë e reja”. Përpjekjet e tyre për 12 muajt e ardhshëm do të përqendrohen në kontributin në “Rritjen e të ardhurave nëpërmjet fuqizimit social-ekonomik të të kthyerve” në 10 bashkitë e Shqipërisë (Belsh, Cerrik, Përrenjas, Kamëz, Korçë, Maliq, Kurbin, Mirditë, Vlorë dhe Tiranë, Njësitë administrative nr.5, nr. 6 dhe 11 të (Bregu i Lumit).

Në kuadër të këtij projekti WVA po kërkon të kontraktojë kompani / biznese apo njësi biznesi që do të ofrojnë trajnim profesional duke punuar, kundrejt pagesës për përfituesit e projektit. Aktualisht projekti zbatohet në Belsh, Cërrik, Përrenjas,Tiranë, Kamëz, Kurbin, Mirditë, Korcë e Vlorë dhe do të mbështesë 15-20 persona për një afat 4-6 muaj.

Kompanitë e intersuara për të marrë pjesë në këtë thirje janë të ftuar të aplikojnë referuar termave të referencës si ne link më poshtë.

https://worldvision.al/kerkohen-kompanibiznese-apo-njesi-biznesi-trajnim-nepermjet-punesimit

Afati i Aplikimit është deri në 9 shtator 2022.
 

Attachments

  • TOR NO173FY22-On-job training.docx
    187.6 KB · Views: 50
  • Kodi i Sjelljes.docx
    59.8 KB · Views: 43
Back
Top