• Tirane, ofrohen vende pune MEDIA (22 pozicione)

image.php


POZICION VAKANT

SCAN TV, pjesë e Grupit Balfin, Scan është e vetmja media e fokusuar plotësisht në lajmet e biznesit, ekonomisë dhe financave. Tashmë i rinovuar në shtrirje dhe cilësi, Televizioni Scan ka si mision të informojë në kohë reale audiencën në të gjitha trevat shqipfolëse dhe jo vetëm, duke përfaqësuar në këtë mënyrë më së miri zërin e biznesit dhe të konsumatorit. Me risitë që lejojnë qasjen e të gjitha kategorive të audiencës, Scan do të vijojë të jetë një burim i besueshëm informacioni për shikuesit por edhe për mediat e tjera që nuk janë të fokusuara apo specializuara në trajtimin e temave dhe lajmeve ekonomike e financiare.

BALFIN Group - Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, media, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
  • Motion Graphic Designer
  • Montazhier/e Programacioni
  • Drejtor Teknik
  • Inxhinier/e
  • Gazetar/e (Informacioni/Programacioni)
  • Koordinator/e Prodhimi ne terren
  • Asistent/e Prodhimi
  • Shofer
  • Operator Terreni (Programacioni/Informacioni)
  • Kameraman Studio
  • Regjisor/e
  • Sanitare
  • Titrues/e
  • Recepsionist/e
  • Specialist/e Burime Njerëzore
  • Operator Ndriçimi
  • Teknik Audio
  • Teknik Video
  • Gazetar Web
  • Data Journalist
  • Korrespondent Vlorë/Kosovë/Maqedoni
  • Përkthyes i gjuhës angleze
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scantv.al
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 17/08/2022.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top